Meta ‘hedh dritë’ mbi takimin me Aleks Soros: Ishte zyrtar, i kërkuar prej tij më parë

0
156

Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, Meta tha se takimi me Aleksandër Sorosin, djalin e Xhorxh Sorosit, në të njëjtën ditë kur në Tiranë zhvillohej takimi i tretë i “Minishengenit Ballkanik”, Presidenti Ilir Meta thotë se, ka qenë thjesht rastësi, nuk ka pasur asnjë lidhje me “Mini-Shengenin”.

Sipas tij, takimi ka qenë zyrtar, i kërkuar nga zoti Soros, dhe fokusi kryesor ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese.

Ilir Meta: E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që, Ilir Meta të dorëzohet, kjo është pak si me hile. Por që, Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ja thotë publiksht atë që mendon pasi ja ka thënë publiksht, e ka për detyrë apo jo? Aq më tepër, kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe, aq më tepër, kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.

Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, bën të kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile. U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për ‘Mini-Shengenin’. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht, por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here