Granit Xhaka bën gati valixhet, zbulohet ekipi i ri

0
119

Granit Xhaka do të rikthehet në Bundesligën gjermane.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Gjermania, me agjentin e futbollistit me origjinë shqiptare, Jose Noguera që ka konfirmuar për “Blick” tratativat dhe dëshirën për tu bashkuar me Hertha Berlin.

Te Arsenali e dinë të gjithë se ne dëshirojmë të largohemi. Jemi në bisedime me Hertha Berlin dhe shpresojmë e dëshirojmë që të mund të firmosim në kryeqytetin gjerman,” tha shkurtimisht, Noguera.

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytetin anglez dhe është i gatshëm për një tjetër eksperiencë gjermane, pas asaj me Monchengladbach.

Shkak është bërë një përplasje me ish trajnerin, Unai Emery dhe tifozët e “topçinjve” që kërkojnë largimin e tij që në merkaton e janarit. Oferta e Hertha kap vlerën e 25 milionë eurove, shifër e përafërt me atë që kërkon Arsenali, plot 30 milionë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here