Glauk Konjufcas në krye të Kuvendit, reagon Kurti: Nuk ishte befasi

0
100

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është personi i cili e ka propozuar emrin e Glauk Konjufcas për detyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme.

Kurti nuk e ka quajtur befasi zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e kësaj partie në seancën e sotme konstituive.

Ai gjatë një deklarimi për mediat e ka quajtur një ditë shumë të mirë për vendin, pas konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se me këtë u tregua një lloj qytetërimi për dallim nga herët tjera.

“Me siguri që ne jemi të interesuar për bisedime për marrëveshje, por sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë, për shtet-ndërtimin në Kosovë, pasi u konstitua Kuvendi i ri. Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies, prandaj jam i bindur se me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik, sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituim të institucioneve dhe me dashamirësinë dhe interesin e përgjithshëm besoj që do të kalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re… Ne jemi në kontakt të rregullt me siguri se do të kemi komunikim”, tha Kurti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here