U tërhoq nga “Kënga Magjike” për shkak të tërmetit, Besa Kokëdhima flet për herë të parë rreth këtij vendimi

0
105

Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj “Ti je festa ime” që janë këngë festash.

Përpos albumit të saj të Krishtlindjes, këngëtarja e njohur ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Magjike”. Ajo për shkak të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit u tërhoq nga gara me të cilën konkurronte me këngën “Histori”. Besa asokohe u shpreh se ishte e ngarkuar me dëshpërim dhe e kishte të pamundur që të këndonte.

Këngëtarja e njohur ka sqaruar këtë të mërkurë në “Soiree” se pse ajo u tërhoq në mes të garës nga “Kënga Magjike”.

“Në disa reflektime mendimesh mendoja që jeta duhet të vazhdojë dhe askush nuk ka thënë të ndryshmen nga kjo. Jeta do vazhdojë pavarësisht mënyrës se si e përjetojmë ne një ngjarje aq të trishtë. Për mua ishte shumë herët në atë moment dhe prandaj u tërhoqa, sepse ishte shumë herët me ndodhinë, por edhe në respekt të njerëzve që humbën njerëzit e tyre. Mendoj se muzika ka nevojë për një atmosferë të caktuar emocionale, ka një kontekst që për mua deri diku në thonjza është luksi emocional. Kështu që kjo përderisa nuk ekzistonte më, ishte e vështirë të gjendesha në skenë”, është shprehur Besa Kokëdhima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here