“Nuk ka asnjë pikë ku kjo opozitë takohet me kryeministrin”, Cakaj e thotë publikisht: Pa u përmbushur disa kritere themelore, nuk ka dialog me Ramën

0
83

Ish-deputetja Silva Caka deklaroi për “FaxNews” se në janar do të bëhet publik produkti i përgatitur nga LSI.

Sipas saj, LSI gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar për këto propozime.

“Ne kemi punuar intensivisht për reformën zgjedhore. Jemi ende duke punuar dhe besoj se janari do të na gjejë me një propozim konkret për reformën zgjedhore. E kemi thënë që në krye të herës që do të ishim tepër seriozë dhe të shpejtë. Vetëm shpejtësia nuk është përmbushur.

Nëse nuk do të kishte ndodhur fatkeqësia, produktin tonë përfundimtar do ta kishim gati në dhjetor. Produkti ynë do të jetë gati në janar, një produkt i sinqertë që jep demokraci reale për shqiptarët”, tha ajo.

Caka u pyet edhe për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama për opozitën, ftesë të cilën ajo e refuzoi. Sipas Cakës, me Ramën kjo opozitë nuk mund të dialogojë për asgjë.

“Ftesa për dialog do të duhej që të vlerësohej, por më parë duhet të plotësohen disa kushte. Kushtet janë ato që vendosi Bundestagu gjerman, reforma zgjedhore, çlirimi i drejtësisë, ekonomia. Pa u përmbushur disa kritere themelore, është e pamundur që të diskutohet. Për çfarë do të dialogojmë me Edi Ramën? Dialogu me të është i pamundur. Nuk ka asnjë pikë ku kjo opozitë takohet me Edi Ramën”, deklaroi Silva Caka.

Duke folur për minishengenin, ajo e cilësoi takimin që u mbajt në Tiranë si diçka të errët që nuk u shërben interesave të shqiptarëve.

“Ka pikëpyeje shumë të mëdha mbi këtë iniciativë. Ka edhe nota shumë të errëta që janë antishqiptare. Nulk është përshëndetur nga shumë vende të rajonit dhe as nga Evropa. Në këto kushte, e gjykojmë si diçka që nuk vjen në të mirë të shqiptarëve, por i shërben një axhende serbe antishqiptare”, u shpreh Silva Caka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here