Vrasje me armë zjarri/ Gjendet i vdekur në banesë e tij 47 vjeçari, dyshohet se…

0
102

Pasditen e sotme është gjetur i vdekur një 47-vjeçar në Deçan.

Mësohet se bëhet fjalë për Q.B.,i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

 “Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 15:20 policia e rajonit të Pejës ka marrë informatën se në Deçan, brenda një banese një person është gjetur i vdekur nga arma e zjarrit. Ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here