Standard.al

Rama nuk ia ka idenë fare politikës, shpërthen aktivisti: Çun bulevardi që s’dimë kush e bëri Kryeministër….

0

Elvis Hoxha, aktivisti i Vetëvendosjes, ka dhënë gjykimin e tij për projektin e shumëdebatueshëm të “Mini-Shengenit” që kryeministri i vendit Edi Rama po e çon me vendsomëri përpara, pavarësisht kontestimeve të fuqishme brenda dhe jashtë kufirit.

Në studion e SYRI.TV, Elvis Hoxha  tha ndër të tjera:

“Sa është popullsia sot e shqiptarëve?! Ju s’mund ta thoni si gazetare. Ka dhe shifra që thonë 1.6 milionë banorë, nga 6 milionë. Ky është rendimenti. Po një udhëheqës duhet të rrisë numrin shprehës të popullsisë; një udhëheqës që nuk e bën këtë është vrasës. Nuk është vrasës ordiner, se vrasës ordiner për një kuletë ka plot, po ky është vrasës i ekzistencës së popullit.  Dhe çfarë kemi nga ana tjetër, një opozitë që nuk di ti thotë këto gjëra!”

“Mini-Shengeni është një “nuk dua t’ia di për historinë e shqiptarëve”.  Kujtohu kush i ka bërë keq shqiptarëve dhe bëj një Mini-Shengen tjetër.”

Rama ka thënë se “Mini-Shengeni është urë midis të shkuarës dhe të ardhmes….  Rama ka dhënë përgjigjen më antinjerëzore, gazetares.

Pra, ju më tregoni për hallin tuaj familjar se ke prindin e sëmurë e ai “kjo është patetike!” Çdo të thotë “patetike?!” Mos ma qaj hallin, mos ma sill tjetrit.

E vërteta e madhe është që Rama nuk ia ka idenë fare politikës. Një çun bulevardi që nuk e kemi bërë Kryeministër ne, por nuk e di se kush.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.