Bilanci 2019/ Ilir Demalia: Ardhja e Vuçiç në Tiranë i vuri kapakun Ramës edhe Rilindjes për tu varrosur njëherë e mirë

0
87

Analisti Ilir Demalia, në një lidhje me Skype me studion e lajmeve të RTV Ora, e konsideroi 2019-ën si vitin më të rëndë për shqiptarët në çdo aspekt.

Demalia u shpreh se ardhja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë i vuri kapakun Ramës edhe Rilindjes për tu varrosur njëherë e mirë nga politika shqiptare.

Ilir Demalia: “Ende ka shpresë për shqiptarët megjithëse janë në gjendje të rëndë. Mund të themi fatkeqësisht jemi në fundvit, në kohë festash në vend që të kishim gëzim shqiptarët kanë pasur vitin më të rëndë përgjatë këtij tranzicioni si në aspektin politik, social, kulturor dhe një shterpësie për të ngritur diçka mbi bazat e një moraliteti dhe një funksionin të kombit dhe shtetit, si edhe në politikën e jashtme që u mbyll me ardhjen e Vuçiç në Tiranë.

Këtu nuk e analizoj në aspektin e një nacionalizmi folklorik siç ndodh në Shqipëri, se po të ishte ndryshe, të ishte institucionale me një strategji dhe me një mendësi për Shqipërinë do të ishim ndryshe por kjo e fundit e Edi Ramës i ka vënë kapakun gjithçkaje si Ramës edhe Rilindjes për tu varrosur njëherë e mirë nga politika shqiptare.”

Demalia shtoi se minishengen nuk është asgjë tjetër veçse një përdorim i Shqipërisë nga Serbia.

Ilir Demalia: “Minishengen nuk është gjë tjetër veçse një përdorim i Shqipërisë në aspektin politik, diplomatik dhe ekonomik në favor të Serbisë.

Unë jam që Ballkani duhet të jetojë në një fqinjësi të mirë, që Ballkani të duhet të ketë marrëdhënie ekonomike të mirë ndërmjet shteteve qoftë edhe di një Ballan i tërë, por kjo bëhet mbi marrëdhënie të sinqerta, integriteti dhe reciprociteti mes palëve.

Por fatkeqësisht historia, jo vetëm e këtij tranzicioni, por e gjithë historia jonë e formimit të shtetit shqiptarë dhe më përpara ne kemi shërbyer të nënshtruar ndaj fqinjëve tanë.”

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here