Standard.al

Alarmante/ Sipas raportit të 2019, në fund të shekullit Shqipëria do mbetet me 1 mln banorë

0

Shpopullimi është një nga problemet me të cilat po përballet vendi ynë.

Flori Haçkaj, Ambasador i Kombit, menaxher, ekonomist, i cili vjen nga Zvicra në Tiranë për një projekt angazhimi qytetar ngre shqetësimin në “Tempora” se Shqipëria pas një dekade rrezikon të mbetet me 1 milion banorë, sa çka sot kryeqyteti.

Haçkaj: Raporti 2019 i Kombeve të Bashkuara për rritjen e popullsisë në Shqipëri thotë se çdo 16 min lind një foshnje, çdo 28 min vdes një person dhe çdo 38 min emigron një shqiptar. Me këtë trend në fund të shekullit Shqipëria do të mbetet me 1 milion banorë. Kjo është për të vënë kujën.

Ndërsa sociologu Ergys Mertiri thotë se shpopullimi përveç emigrimit po vjen dhe nga rënia drastike e lindshmërisë.

Mertiri: Nëse është strategji do të ishte armiqësi kombëtare. Por besoj se është logjikë e mungesës së dashurisë së atyre që udhëheqin këtë vend. Por ne po tkurremi edhe për shkak të mungesës së lindshmërisë. Sot është më pak se 2 lindshmëria për çift. Kjo do të jetë problematike edhe për ekonominë. Vendet e zhvilluara e zgjidhin duke marrë krah pune nga jashtë. Por ne kështu si kemi kemi standard të mjerueshëm jetese, imagjino të vijë njëri që ta bën për 100 mijë lekë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.