Përfaqësues të biznesit të vogël japin alarmin: Po shkojmë drejt falimentimit… Tabaku jep premtimin e madh!

0
73

Ish-depuetja e PD, Jorida Tabaku dhe ekspertë që po hartojnë programin ekonomik të demokratëve kanë qenë pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës në Tiranë për të dëgjuar shqetësimet e tyre. 

Përfaqësues të biznesit të vogël shprehense taksat e larta të vendosura nga qeveria dhe rënia e fuqisë blerëse po i shtyn drejtë falimentimit.

Kam 25 vjet në këtë dyqan. Përpara ka pasur punë, tani mezor paguajmë detyrimet

Në përgjithësi biznesi është në dilemë shumë të madhe për ta mbyllur. Bizneset e vuajnë në mnyrë maksimale falimentimin e tyre”, shprehet ai.

Jorida Tabaku flet për konsum të rënë dhe taksa e tarifa që kanë shteruar burimin e të ardhruave ndërkohë që e gjithë ekonomia është e përqëndruar në vetëm disa duar.

Ka biznese që ka ardhur ora 11.00 dhe nuk kanë shitur asgjë. Ka biznese që kanë javë që nuk kanë shitur asgjë, duke treguar një problem të jashtëzakonshëm që ka me konsumin në ekonomi dhe problemi i konsumit është një problem që lidhet me së pari me politikat e qeverisë, së dyti taksat e larta, së treti kemi faktin që ekonomia është e përqendruar një një grusht të vogël njerëzish dhe nuk ka frymë për biznesin e vogël, që duhet të ishte pjesa e gjallë e ekonomisë shqiptare”, thotë  Tabaku./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here