Ndalimi i Aleksandër Gjokës/ Kaba ‘hedh dritë’ mbi arsyet: Hakmarrje primitive e rilindasve komunistë

0
119

Gazetari Dritan Kaba përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar për arrestimin e Aleksandër Gjokës, i cili sipas policisë drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kaba thotë se asgjë nuk është e rastësishme dhe se arrestimi i Gjokës eshte nje hakmarrje primitive e rilindasve komuniste.

Postimi i plotë:

Arrestimi i Aleksander Gjokes eshte nje hakmarrje primitive e rilindasve komuniste!
Ata nuk ja falin kurre qendresen antikomuniste gjate regjimit te eterve. Nuk eshte as pune pije, asgje tjeter, por bijte qe hakmerren ndaj njerezve te lire dhe dinjitare!
Drejtoret kriminele te policise qe mbollen Shqiperine me droge shetisin te lire! Hajdutet e Unazes se Re shijojne lirine duke harxhuar taksat e vjedhura te shqiptareve, kush e di ne çfare ishulli ekzotik!
Banditet qeveritare qe neglizhuan detyren pas termetit te 21 shtatorit gje qe solli me pas 51 jete te humbura, po pergatiten te festojne.
Ministrat se bashku me Edin dhe oligarket po ndajne fitimet e koncensioneve!
Edi vete po behet gati nepermjet minishengenit te jape Shqiperine me koncension.
Kushdo qe e justifikon kete arrestim nuk ben gje tjeter, por vetem avokatin e ketij regjimi autokrat!
Kjo eshte hakmarrje per videon e dale per disa kohesh ku Sandri u shpreh ashper ndaj ketyre qeveritareve hakmarres!
Komuniteti i artisteve dhe kengetareve duhet te reagoje me force dhe vendosmeri dhe t’i behet krah Sandrit, kantautorit qe na sillte ne ate kohe te zymte te diktatures komuniste rreze drite dhe shprese.
Jam me ty Aleksander Gjoka!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here