‘Themelet e pasigurta të minishengenit’, Kastriot Islami: Synimet e Rama-Vuçiç kundër interesit të qytetarëve

0
110

Nga Kastriot Islami

Projektet integruese të Shqipërisë dhe Kosovës janë anëtarësimi vecas në BE dhe NATO.

Detyrë e rëndësishme kushtetuese e Shqipërisë ka qënë dhe mbetet pavarësimi e anëtarësimi i Kosoves në institucionet ndërkombetare…

Objektivi madhor i Kosoves mbetet pavarësimi dhe anëtaresimi i saj në OKB, e institucionet e tjera globale dhe më tej si shtet i pavarur sovran në BE e NATO…

Bashkëpunimi rajonal ka qënë e mbetet pjesë e rëndësishme e integrimit në BE, por kjo detyrë as e ka zëvëndësuar ndonjëherë dhe as e ka sfiduar ate; ai mbetet një objektiv komplementar i integrimit në BE…Të gjithë qeveritë shqiptare të pas vieteve ’90 kanë punuar intesivisht për këtë objektiv në kuadër të realizimit të detyrave të vendosuar nga Brukseli për integrimin europian dhe janë vlerësuar pozitivisht por asnjëherë nuk ju është kërkuar që ta shkëpusin këtë axhendë bashkëpunimi nga programet e integrimit europian…Këtë “paragraf” të integrimit europian e ka nxjerrë Rama procesi i integrimit për shkak të mos realizimit të detyrave integruese dhe si sfidë apo edhe kërcënim ndaj vëndeve kryesore të BE, Francës, Gjermanisë e tjerë për qëndrimin e tyre realist ndaj korrupsionit, lidhjeve me krimin, e dukuri te tjera negative që kanë frenuar axhendën europiane të Shqipërisë…

Në programet e partive dhe të qeverive shqiptare kryesore në 30 vitet e fundit, pra pas vieteve ’90, janë të shtjelluara dhe të zhvilluara në formën e objektivave madhorë vetëm anëtarësimi i Shqipërisë apo Kosovës në NATO dhe në BE…Minishengeni nuk ekziston në asnjë program partie apo qeverie…

Pas deklarimit sfidues të kësaj nisme nga Rama, Vucic e Zaev, në media është diskutuar intensivisht për përmbajtjen, perceptimet dhe synimet e kësaj…

Së pari duhet pohuar se mungon tërësisht transparenca mbi përmbajtjet e projektit të Minishengenit, madje mund të thuhet se ekziston një terr i plotë informativ…Nuk ka një dokument me objektivat, synimet, detyrat, rrugët, programet e kalendaret e kësaj nisme dhe debate bëhet në boshllëk apo errësisë…

Kjo mungesë e plotë transparence mbi përmbajtjen ka nxitur shfaqjen e shumë perceptimeve, në disa raste ndoshta edhe jo të sakta dhe shumë debatet po ashtu ndoshta jo adekuate mbi synimet… Pra duket më shumë një nismë e personalizuar e vendosur në pak duar që nuk duan të deklarojnë të vërtetën apo më saktë që nga frika duan të fshehin synimet e vërteta…

Askush nuk ka qënë ndonjëherë dhe nuk mund të jetë në parim kundër bashkëpunimit rajonal…por në asnje rast nuk mundet të mbështetet një nismë ku bishti të jetë më i rëndë se sqepari… Thënë ndryshe do të ishte e pamundur që vëndet aspirante të rajonit për anëtare të BE të pranonin që Beogradi apo cilido kryeqytet tjetër ballkanik të zëvëndësonte apo sfidonte Brukselin…qoftë edhe përkohësisht…dhe aq më pak zbërthimit të ish-Jugosllavisë. Mjafton të shikohet shëmbulli i Sllovensië e Kroacisë, ish-anëtare të ish-Jugosllavisë…

Pervec mungesës së plotë të transparencës, nisma e minishengenit nuk është debatuar apo diskuktuar asnjeherë në institucionet shqiptare. As në parlament ku nuk gjëndet në asnjë kohe asnjë rezolutë për këtë cështje. As me opozitën, as me presidentin, as me shoqërinë civile, as me median dhe për më tepër as në qeveri…Kjo është e patolerueshme për një nismë që prek rëndë interesin publik…

Përvec kesaj, nisma e minishengenit nuk është konsultuar as nga dhe me institucionet në Kosovë duke krijuar edhe për shkak të rrethanave të vecanta ku ndodhet Kosova, e sidomos për shkak të sjelljeve të lidershipit serb, jo vetëm perceptime negative por edhe shumë reagime të kuptueshme…

Sipas disa të dhënave të pakta të rrjedhura në media, rezulton se kjo nismë nuk është substancialisht gjithëpërfshirëse… Kosova është plotësisht e pëjashtuar pavarësisht retorikës demagogjike. Sepse në radhë të patrë e mbi të gjitha, Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur e madje ta konsiderojë atë si pjesë të saj…Gjithcka e thënë ndryshe këtij përfundimi ështe vecse retorike, përderisa nuk ka një dokument zyrtar që Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur pra si një anetare me të drejta të plota në këtë nismë…

Për më tepër, Kosova e Serbia kanë mbi 35 marrëveshje të firmosura mes tyre në prezencë të BE por asnjëra prej tyre nuk është zbatuar se Serbia nuk e njeh realisht Kosovën, madje Serbia ështe e angazhuar intensivisht/egërsisht për të rritur numrin e tërheqjeve të pavarësisë së Kosoves… Po ashtu drejtuesit serbe, në krye të cilëve është Vucic, ende nuk kanë shprehur ndjesë ndaj masakrave të rregjimit të Milloshevicit mbi popullsinë e pafajshme kosovare. Këto fakte e të tjera i shtyjnë kosovaret të mos kenë besim te kjo nismë, madje ta konsiderojnë atë një thikë pas shpine për pavarësinë e Kosovës…

Thënë më sipër, mjafton për të nxjerrë përfundimet e nevojshme, pa pasur nevojë që debatet të shtrihen mbi synimet e kësaj nisme. Një gjë është e sigurtë në këtë rast se perceptimet ndaj kësaj nisme në Shqipëri e vecanërisht në Kosovë janë tejet negative, madje asgjësuese ndaj Ramës; dhe kjo do të mjaftonte që nismëtarët e saj, vecanërisht Rama e Vucic të reflektonin…ndonëse duket qartas se synimet e tyre nuk janë në rezonancë me kërkesat e qytetarëve të tyre.

23 dhjetor 2019

(*) Autori eshte ish-Minister i Jashtem i Shqiperise ne vitet 2003-2005

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here