Standard.al

Ja cilat janë ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në botë

0

Kur bëhet fjalë festa, traditat e ushqimit janë një pjesë e rëndësishme e festave të Krishtlindjeve në vende të ndryshme të botës. Pothuajse çdo vend ka një ushqim të veçantë që i përfaqëson.

Pula e Krishtlindjeve në Japoni

Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit. Menuja krysore për festat e Krishtlindjeve në Japoni, është pula e skuqur, por jo vetëm. Japonezët gjithashtu kanë në menu një tortë speciale të Krishtlindjeve.

Kūčios, në Lituani

Kūčios, ky një ushqim tradicional i Lituanisë për Krishtlindje, që gatuhet në 24 dhjetor të çdo viti. Por ky ushqim nuk është i lehtë për tu gatuar, sepse kërkon deri në një javë kohë për t’u gatuar.

Festat për lituanezët janë një rast i mirë për të kaluar më shumë kohë me familjen, prandaj një përgatitje kaq e madhe për ushqimet që do konsumojnë është mundësia më e mirë për familjet që të mblidhen së bashku, dhe kjo tregon një arsye më shumë se pse kjo traditë ka vazhduar.

Disa nga produktet që përmban ky ushqim janë, domatet, kërpudha ose qepë, patate, karrota, kërpudha, bukë dhe boronica.

Latkes në Izrael

Që nga Mesjeta, latkes është një pjesë e rëndësishme e traditës së Hanukasit. Latkes janë patate të skuqura në vaj. Gjithashtu ka edhe ushqime apo ëmbëlsira të tjera si monedha të vogla me çokollata, që marrin fëmijët nga të afërmit.

Patë e skuqur për Krishtlindje në Gjermani

Festivali gjerman i Krishtlindjeve është historikisht i përqendruar rreth patës së Krishtlindjeve. Një traditë që daton nga Mesjeta konsumimi i patës fillimisht ishte i lidhur me Ditën e Shën Martinit, por më pas u bë pjesë e menusë së Krishtlindjeve. Shpesh e mbushur me mollë, gështenja, qepë dhe kumbulla të thata, pastaj i pjekur me borzilok. Shërbehet me lakër të kuqe, lëng mishi dhe lakër turshi. Receta më e vjetër e njohur për këtë pjatë vjen nga një libër gatimi i botuar në 1350, Das Buch von guter Speise.

Panettone në Itali

Italia ka shumë tradita kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjeve. Në disa vende të Italisë, italianët gjatë Krishtlindjeve konsumojnë shtatë peshq të ndryshëm të përgatitur në shtatë mënyra të ndryshme. Ëmbëlsirat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të festave dhe në veri të Italisë, një nga ëmbëlsirat më të famshme të festave është panettone, një tortë me fruta të thata, çokollatë, rrush të thatë dhe arra.

Pudingu i Krishtlindjeve në Angli

Kjo pjatë mund të marrë shumë emra. Por anglezët e quajnë këtë pjatë, pudingun e Krishtlindjeve. Kjo ëmbëlsirë nuk është traditë vetëm për Anglinë por edhe për Irlandën dhe disa vende të SHBA.

Ky Puding është i gatuar kryesisht nga kastravec, vezë, erëza dhe fruta të thata, pudingu i Krishtlindjeve është lagur me raki para se të shërbehet.

Bûche de Noël, ëmbëlsira e Krishtlindjeve në Francë

La Büche de Noël është një ëmbëlsirë që përfaqëson simbolikisht trungun e trëndafilit. Ngjan pak a shumë si një tiramisu, edhe pse në formë role, përmban mascarpone, krem karamel ​​dhe limon.

Bullgaria

Kolivo, gruri i zier me sheqer dhe arra, është shpesh ushqimi i parë që shfaqet në tavolinat e bullgarëve gjatë Krishtlindjeve. Ngjan me një puding, njësoj si Rusi. Ndonjëherë shërbehet me mjaltë, dhe përmban fruta të thata. Mund të përgatitet në shumë mënyra të ndryshme. Shpesh lidhet me traditat ortodokse. Përveç Bullgarisë, kjo ëmbëlsirë është parë si traditë edhe në Serbi, Rumani, Gjeorgji dhe Ukrainë.

Melomakarona , Greqia

Biskotat e ëmbël me shije portokalli ngjyhet në mjaltë dhe e mbulon me arra. Të njohura si njohur si melomakarona, këto biskota shpesh thuhet se të shijojnë më shumë se bakllavaja.

Bacalao në Meksikë

Bacalao, është një ushqim i veçantë për shumicën e vendeve, por është një pjatë e zakonshme në Meksikë. Në Meksikë, Bacalao a la Mexicana gatuhet me domate, qepë, patate dhe ullinj.

Saffron Buns në Suedi

Këto janë disa ëmbëlsira karakteristike që gatuhen për Krishtlindje në Suedi. Pjatë të parë është zakonisht kanë peshk, pjatë të dytë kanë kryesisht ushqime të ftohta si proshutë, ndërsa ëmbëlsira e fundit është kjo pjatë karakteristike suedeze.

Derri i skuqur në Filipine

Ushqimi kryesor që konsumohet në Filipine për Krishtlindje është një super pjatë gjigante me derrin e skuqur. Sigurisht që konsumojnë dhe ushqime të tjera, si peshk, kërpudha, perime dhe turshi.

Amerikanët vazhdojnë të dhurojnë kek me fruta

Ky kek është traditë nga çdo familje amerikane të dhurohet te të afërmit e tyre kur shkojnë për vizitë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.