Standard.al

Edhe Xhemi dhe Salsano nuk i kursehen Alketa Vejsiut: Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë, ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje

0

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e “Festivalit të 58-të RTSH-së”, ku fituese e çmimit të parë u shpall Arilena Ara.

Arilena është këngëtarja që do të na përfaqësojë kët vit në në Eurovision, mirëpo fitorja e saj dhe vetë organizimi i festivalit kanë hapur shumë polemika.

Të shumtë janë ata që nuk kanë qenë dakort me votimin e jurisë, si dhe të tjerë që “thumbojnë” Alketën për performancën e saj.

Në një video, dy moderatorët e “Portokallisë”, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi, kanë ironizuar moderatoren Alketa Vejsiu.

“Po mendoj që sezonin e ri të “Portokallisë”,unë me Xhemin vetëm të këndojmë. Nuk do prezantojmë.”- thotë Salsano, ndërsa Xhemi ia kthen:

“Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë! Ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje?”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.