Standard.al

VIDEO/ Përmbytjet, ish-deputeti reagon për rrëmujën: Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki. Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit

0

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje të situatës shqetësuese gjatë ditës së sotme në Tiranë, ndërsa ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama si persona që bëjnë sehir sa herë vendi përballet me situata të ngjashme.

Reagimi i Klevis Balliut:

TIRANËN NUK E PËRMBYT SHIU POR VJEDHJET E RAMËS DHE VELIAJT

Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir.
Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.

Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki.
Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.

Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.

SMUND TË TOLEROHET MË.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.