Rriten çmimet e produkteve ushqimore në prag të festave, qytetarët bëjnë thirrje: Të vihet dorë nga ana e shtetit

0
116

Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore, kryesisht fruta-perimet, pësojnë një trend rritës.

Edhe për këtë vit, qytetarët konfirmojnë se çmimet kanë filluar të rriten, fenomen që mohohet nga tregtarët. Për ta, çmimet janë të ulëta, ashtu si edhe shitjet.

Edhe këtë vit, produktet ushqimore më të kërkuara për festat e fundvitit, kanë pësuar rritje të çmimit.

Ora News ka vëzhguar çmimet në tregje përgjatë javëve të fundit, e ajo që vihet re është rritja e çmimit me rreth 10 ose 20 lek të reja.

Për qytetarët, rritja e çmimeve është bërë e zakonshme, teksa shprehen se këtë vit e kanë të vështirë të plotësojnë kërkesat.

“Kush e kush të zhvatë, jo të mbajë një ekuilibër në bazë të kohës, prodhimit.”

“Mirë është të vihet dorë nga ana e shtetit.”

Thonë se krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, në Tiranë çmimet janë dyfish.

“Jetoj në Sarandë, këtu janë më të shtrenjta.Specat atje me 80 lekë, këtu 100-150, gati dyfishi.”

Por fenomeni mohohet nga tregtarët, të cilët paraqesin të tjera problematika.

Për ta, largimi i të rinjve nga vendi, por dhe tërmeti, kanë ndikuar në uljen e shitjeve për këtë vit.

“E shikon, ka klientë, nuk ka.”

“Shitjet berrnut këtë vit, gjysmë për gjysmë kanë ikur.”

“Ka qenë dhe tërmeti, kanë ikur dhe njerëzit. Brezi i ri ka ikur, pleqëria është me pension. Çmimet sivjet kanë qenë më lirë.”

Ata shpresojnë që situata të ndryshojë në ditët e fundit të këtij viti me rritjen e fuqisë blerëse, pasi thonë se deri më tani nuk kanë mundur të nxjerrin as shpenzimet e tyre.

Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here