Ndarja nga jeta e Marika Kallamatës/ Meta përcjell ngushëllimet: Humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë

0
122

Ndarjen nga jeta të “Artistes së Merituar”, Marika Kallamata, e ka komentuar edhe Presidenti Meta.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Meta shprehet ndër të tjera se është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare, dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here