Një koncesion bie, mijëra ngrihen

0
122
Nga Klodian Tomorri 

Plot 140 milionë euro do t’i garantojë qeveria koncesionarit privat që do të ndërtoje aeroportin e Vlorës. Këto janë vetëm për 10 vitet e parë të operimit.

Edhe sikur mos të fluturojë asnjë avion në Vlorë, prapë privati ka minimalisht 140 milionë euro të ardhura të sigurta. Sepse edhe nëse nuk arkëton nga tarifat, ja paguan buxheti. Të gjithë riskun e merr shteti, domethënë taksapaguesit. Koncesionari fut në xhep fitimet.

Askush nuk e di se sa do jetë kostoja e ndërtimit të Aeroportit. Qeveria e ka hapur tenderin pa studim të mirëfilltë fizibiliteti. Kjo është një tjetër thagmë. Kanë marre një studim të para dy vjetëve, që kontraktoi Autoriteti i Aviacionit për ndërtimin e një aeroporti në Jug me vend të papërcaktuar. Këtë studimin e kanë përditesuar dhe ja kanë veshur Vlorës.

Megjithate, paraprakisht eshte thene nje kosto ndertimi nga 80-100 milionë euro. Kaq do t’i kushtojë koncesionarit. Qeveria i garanton 140 milionë euro kthim në 10 vitet e para. Dmth 40-60 milionë euro mbi koston e ndërtimit. Pastaj ja le shfrytëzimin falas për 25 vjet të tjera.

Gjithmonë është e njëjta skemë. Asnjë risk privati, të gjithë riskun për qytetarët. Këto janë koncesione si ato të Afrikës së Jugut në epokën para Mandelës. Të gjitha. Po të paktën atje në Afrikë qeveria nuk ja shiste me show kontratat gllabëruese popullit. E bënin dhe kaq. Më e ndershme ashtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here