‘Mini-shengeni’/ Bumçi e thotë troç: Tirana po punon kundër interesit të Kosovës, marrëdhënia e Ramës me Serbinë, për interesin e tij personal

0
110

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ka folur në “A2Cnn” për situatën aktuale politikë në vend, por edhe për Samitin Ballkanik, i cili do të zhvillohet në Tiranë ditën e shtunë. “Nuk ka gjë më të dëmshme se sa Tirana të punojë kundër interesit të Kosovës. Rama e ka parë marrëdhënien me Serbinë në interesin e tij personal. Në 2014, Rama ishte në Beograd, nga ku nisi një periudhë intensive takimesh Rama-Vuçiç. Serbia ka dashur të përfshijë Tiranë në bisedimet me Prishtinën, por ata kanë shtetin e tyre. Kaq shumë e kaloi masën Rama sa të gjithë drejtuesit politikë të Kosovës thanë publikisht se pajtimi kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana. Rama ka kontribut në regresin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Rama ka shkaktuar dëm. Rama është njeriu që ka shkatërruar ekonominë shqiptare dhe kërkon të marrë jetë nga jashtë. Vuçiç dhe Rama marrin protagonizimin për interesat e tyre. Rama i jep kapital Vuçiç që të mos ulet me Prishtinën. Rama dobëson faktorin shqiptar dhe fuqizon Vuçiç. Marrëveshje shqiptaro-serbe dhe Kosova konsiderohet e dorës së dytë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here