Klevis Balliu apel të fortë institucioneve të Kosovës: Rama të shpallet ‘non grata’

0
117

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i drejtohet me një apel publik institucioneve të Kosovës që të ndëshkojnë tradhtinë kombëtare që ka bërë sot Edi Rama.

Balliu shprehet se qeveria e Kosovës duhet të shpallë non grata Edi Ramën, pas ndalimit të protestave kundër geoncidit serb sot në Tiranë.

“I nderuar Kryeministër në detyrë zoti Haradinaj, i nderuar Kryeministri i ardhshëm zoti Albin Kurti. Akti i sotëm në Shqipëri, nga Kryeministri Edvin Rama, është akt i pastër antikombëtar. Askush nuk e kishte menduar që do të vinte dita që një Kryeministër shqiptar të ndalojë protestat kundër genocidit Serb ndaj motrave dhe vëllezërve tanë. Në këto kushte kam një thirrje publike. Për të pastruar faqen tonë kombëtare në sytë e mbarë botës duhet që të shpallet NONGRATA në Kosovë Edvin Kristaq Rama. Nuk mundet të lejojmë Edivin Ramën që të fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit dhe anëtarëve të pushtetit të tij kriminal”,- shkruan Kelvis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here