Sondazhi/ 74 përqind e qytetarëve nuk besojnë se SPAK do arrestojë “peshqit e mëdhenj”

0
169

Dita e sotme shënon ngritjen e Prokurorisë speciale, SPAK. Të tetë anëtarët e parë të saj u betuan përpara presidentit Ilir Meta. Pasdite anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë, një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe ngjitën prokurorin Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Emisioni Opinion këtë të enjte, u morr me këtë zhvillim ndërsa qytetarët u pyetën me anë të një sondazhi në rrjetet sociale.

A keni besim se me krijimin e SPAK do të procedohen “peshqit e mëdhenj” të politikës?”, ishte kjo pyetja e sondazhit, ku morën pjesë mbi 7200 votues.
74 përqind e votuesve nuk kanë besim se do të procedohen “peshqit e mëdhenj”, ndërsa 26 përqind PO.

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu tha pas këtij rezultati: “Tani këtë tabelë 8 hetuesit e SPAK-ut do bëjnë mirë ta shohin edhe pse janë 7 mijë vetë për të kuptuar se në çfarë mase është mungesa e besimit, pra në çfarë mase është mungesa e besimit dhe po them që vjen nga zhgënjimi i vazhdueshëm në tre dekada i shqiptarëve që njerëzit e rëndësishëm, njerëzit e fuqishëm të politikës të biznesit pa folur për ata të krimit gjysma e të cilëve janë kthyer në pashallarë të trojeve shqiptare donimojnë pa u ndëshkuar kurë. 74% rreth 7 mijë veta në më pak se dy orë për një orë e gjysmë pra thonë që nuk kemi besim që do procedohen peshqit e mëdhenj…26% vetëm kanë besim”.

Ndërkohë me ironi analisti Afrim Krasniqi deklaroi:“Po të shikosh tani të dalë Rama shumë i lumtur për ngritjen e SPAK, të dalë PD shumë i lumtur, betohet presidenti për 5 minuta shumë i lumtur, njerëzit thonë ou… po bëjnë estradë këta”./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here