“Kishe një motër ku**ë dhe e solle në PD”/ Sot Frroku Çupi mbron paketën e censurës ndaj medias

0
133

Analisti Frrok Çupi del në krah të qeverisë dhe mbron paketën antishpifje e cila eshte cilesuar nga organizatat kryesore nderkombetare si edhe nga vete Komisionerja per te Drejtat e Njeriut ne KiE si censuruese dhe bllokuese e fjales se lire.

Por sipas Çupit, ajo pakete vlen dhe do sjelle permiresime ne media. “Ndodhemi në një vorbull të madhe të luftës botërore kundër lajmit të rremë. Vetërregullimi nuk është i saktë, është një nocion vullnetarist i medias brenda për brenda, por ligji është ligj. E tërë bota e përparuar perëndimore ndodhet në rrugën për të ndërtuar ligje kundër shpifjes dhe kundër lajmit të rremë. Duhet ndaluar kjo kolere. Janë shtuar faqet e rreme me lajme të pavërteta. Jemi duke u pëpjekur të përballojmë lirinë dhe kjo çështjë është shumë e vështirë. Janë përplasur dy elementë të shoqërisë, media dhe politika, por viktima janë njerëzit e thjeshtë”, deklaroi Çupi dje mbrema ne abcnews. 

Por kujtojme se vete gazetari qe flet per nje media ne nje nivel te tille mizerabel dhe per kolere sa i perket lajmeve, nuk eshte ai qe mund te cilesohet si personfikimi i gazetarit model. Dallohet ne jo pak raste per tonalitet e fjali te papershtashme. Por ajo qe ka bere me shume buje me sharjet e tij live ishte koha kur ishte i ftuar vite me pare ne emisionin  “Fakt” në UTV . Frrok Çupi plasi ne ate studio akuza te renda ndaj Eduard Zaloshnjes. Debati nisi pasi Çupi tentoi të krahasojë Zërin e Amerikës me Zërin e Popullit të kohës së diktaturës. Zaloshnja e kishte quajtur Çupin spiun e komunist, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur ne menyren me te shmetuar te mundshme. “Kishe një motër k***ë, e solle në PD dhe erdhe pas saj”.

 

DEBATI

Zaloshnja: Ti ke punuar te Zëri i Popullit. Të kam pasur komshi, shkoje te Zëri i Popullit që në pikë të sabaut.

Çupi: Ndërkohë që ti s’kishe shkollë, s’kishe pikën e shkollës, unë punoja të Zëri i Popullit.

Zaloshnja: Zëri i Amerikës është zëri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çupi: Një rrefugjat i Amerikës vjen e thotë unë njoh Amerikën.

Zaloshnja: Ti ngatërron Zërin e Popullit me Zërin e Amerikës.

Çupi: Nga rrefugjat në Amerikë nuk mund të vish të thuash jam analist amerike.

Zaloshnja: Jam doktor shkencash. Ti ke qenë një spiun, ti ke qenë spiuni lagjes, unë të kam pasur në një lagje.

Çupi: Ti je një batakçi. (….) Kishe një motër ku**ë dhe e solle në PD. Kishe një motër ku**ë, e solle në PD dhe erdhe pas saj. Ti je një rrefugjat që flet kot së koti. Një pis i pafundëm…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here