Brahaj e thotë hapur: Amendamentet Balla mbrojnë Klientët dhe Autorët e Korrupsionit!

0
125

Nga Aranita Brahaj

 

Amendamentet e deputetit Balla për Paketën Ligjore Anti Shpifje ishin një goditje përfundimtare dhe fatale për fjalën e lirë.
Sipas këtyre amendamenteve vendimet e Bordit të AMA ndryshe nga dje R/AMA dhe Këshillit të Ankesave do të apelohen në Gjykatë Administrative.
Kjo gjykatë kundërshton gjobën ose sanksionin, merret me procedurën. Gjykata Administrative do vlerësojë a u thirre në afat, a ishte numri i anëtarëve të duhur në mbledhjen ku tu vu gjoba dhe a ke bërë ankesë kundër gjobës po në afate.
Nëse ke të drejtë e nëse ke thënë të vërtetën e duhur këtë nuk ke më as të drejtë të apelosh në gjykatë Civile.
Nëse shqyrtimi i bërë është i gabuar dhe përmbajtja objekt shqyrtimi e pasuar me gjobë është e vërteta dhe jo gjykuar keq si “përmbajtja për prishje reputacioni” këtë gjykata administrative as nuk e merr mundimin ta shqyrtojë.
Amendamentet Balla kanë lënë fjalën e lirë tërësisht nën fatin e bordit dhe këshillit të rrogëtarëve. Kanë prerë rrugën për të vijuar betejën në gjykata civile.
Pas këtij ligji çdo klient që fiton tender nga ato që ne u vëmë flamur të kuq si shenjë e korrupsionit të mundshëm mund të na padisë tek ama për Prishje Reputacioni. Dhe çdo rrogëtar i emëruar nga qeveria Rama mund të mbrojë klientët e qeverisë në Kurriz të Fjalës së Lirë. Që sot beteja ime për të treguar klientët e korrupsionit është më e vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here