Standard.al

Zjarr në “Hell’s Kitchen”, nxirren me shpejtësi konkurrentët

0

Në orët e para të mëngjesit, një zjarrfikëse është parë në studiot e reja të “Top Channel”. Mësohet se ajo është njoftuar me shpejtësi pasi në studion e “Hell’s Kitchen Albania” ka rënë zjarr.

Konkurrentët kanë qenë në gjumë kur zjarrfikësit kanë hyrë me vrull, në aksion për të shuar flakët, që ishin shpërndarë në të gjithë ambientet, kryesisht në kuzhinë. “Top Channel” raporton se u morën masa të menjëhershme që asnjë nga konkurrentët të mos lëndohej dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem për jetën e tyre.

Por paniku që u krijua ka qenë i madh. Pasi ka marrë vesh ngjarjen Renato Mekolli ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe tani mësohet se situata është përmirësuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.