Gazetari nxjerr emrat: Ja deputetët e ‘rilindur’ që votuan ligjin “Antimedia”

0
103

Pasi Kuvendi ka miratuar ligjin e censurës së mediave, gazetari Ylli Dylgjeri, përmes një shkrimi në Facebook ka denoncuar emrat e deputetëve të cilët morën mandatin pasi i dogji opozita, por që sot çuditërisht kanë përkrahur socialistët në miratimin e ligjit.

Postimi i plotë:

Kuvendi miraton ligjin e censurës së mediave

Ligji kundër mediave online apo i njohur ndryshe si paketa ‘anti-shpifje’ është miratuar në Kuvend nga deputetët. Pro kanë votuar 83 deputetë, 13 kundër dhe 4 abstenim.
Sot paradite një grup gazetarësh protestuan para Kuvendit për të ndaluar miratimin e këtij ligji. Por mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama nuk u tërhoqën. Ligji i ri i jep fuqi Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe atributet e një gjykate për të vendosur gjoba dhe mbyllje të portaleve në rast të ankesave nga palë të treta. Kundër këtij ligji janë shprehur edhe Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe mbi 30 organizata botërore që mbrojnë lirinë e medias.

Ja kush janë pesë deputetë te cilet moren mandatin pasi i dogji opozita, të cilet i bashkuan votat me socialistët për të miratuar ligjin në fjalë:

1- Ylli Shehu

2- Edmond Rrushi

3- Aurora Mara

4- Edjola Braha

5- Nimet Musai

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here