Çertifikohet emri i yllit shqiptar, Hafizi: Dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë!

0
117

Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar dje emrin e yllit që i përket vendit tonë. Deri dje ky trup qiellor mbante emrin HD 82 886 b.

 Ndërsa nga sot ai është ka marrë emrin Illyrian dhe Arbër. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale nismëtarja e fushatës për të gjetur emrin e yllit të shqiptarëve Mimoza Hafizi.

“Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet. Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë. Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqenie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arbër një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor! Le të jetë Arbëria simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë! Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën”, shkruan astrofizikantja Hafizi.

Ylli Emri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here