Skandaloze/ Ministri godet gazetarin gjatë raportimit live, në prezencë të policisë

0
119

Një denoncim vjen nga portali Indeksonline, i cili pretendon se gazetari i tyre, Ensar Ramadani, është rrahur nga minsitri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, në prani të policisë.

“Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë e ka goditur fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin tonë”, thuhet në njoftimin e Indeksonline.

 Sipas tyre, Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani.

 “Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë”

“Madje, sulmi fizik ka ndodhur në prezencë të Policisë te cilët nuk kanë reaguar fare, por vetëm i kanë thënë gazetarit të largohet nga aty”, thuhet tutje nga ky medium.

“Ensar Ramadani i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin. Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së. Endrit Shala nuk e ka goditur sot Ensar Ramadanin, ai e ka goditur raportimin e drejt, ka goditur tërë mediat, ka goditur demokracinë e lirinë e punës”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here