Standard.al

Pas ‘modelit’ shqiptar, Bashkimi Europian i ndalon Maqedonisë së Veriut që të aplikojë procesin e vettingut në gjyqësor

0

Bashkimi Europian e nxiti realizimin e procesit të vettingut në gjyqësor për Shqipërinë dhe publikisht deklaroi se është një sukses, por lëvizjet e kryera në Rajon dëshmojnë për të kundërtën. Gjatë miratimit dhe zbatimit të vettingut në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, është shprehur në mënyrë të vazhdueshme, se ky proces do të shërbejë edhe si model për vendet e tjera të Rajonit, mirëpo nuk po rezulton kështu.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shprehen se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë.

Mediat raportojnë se Ambasadori i BE në Maqedoni z. Samuel Zbogar e hodhi poshtë kërkesën e Kryeministrit në largim Zoran Zaev që të ketë vetting të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas portalit Republica, një veprim i ngjashëm në Shqipëri rezultoi në deklarimet nga opozita se kryeministri Edi Rama ka mbajtur në detyrë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët më besnikë. Ambasadori Zbogar u tha sot gazetarëve se vettingu duhet të shihet si opsioni i fundit i zgjidhjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.