“Kryeministri ka frikën e reformës”, Ngjela ‘kryqëzon’ Ramën: E tremb e vërteta, ndaj censuron mediat

0
118

I ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24”,  avokati i njohur Spartak Ngjela foli për situatën politike në vend.

Ngjela theksoi se edhe Rama ka nisur të ndjejë frikën e reformës, e prandaj ai bën ligjin antishpifje, me qëllim që të heqë vëmendjen nga tmerri që e ka pushtuar.

Mendoj se goditja penale për rastin e tërmetit do të ecë. Mesa pashë unë gjykata la në burg të gjithë ata që kërkoi Prokuroria. Nuk mund të shkosh dot te rangjet e larta, sepse i kapshmi direkt është ai që është më i ulti në shkallë. Kjo sepse gjykata merr përgjegjësinë direkt. Rama tenton që të shmang vëmendjen. Unë s’kam parë ndonjëherë kryeministër që të ecë nëpër rrugë, viziton fëmijët, sikur është kryetar pionerësh. Ikën këtej-andej, i bie kërkon të fshehë diçka. Nëse tenton të fshehë diçka, nëse do të shmangë të vërtetën, atëherë të jap të dorëheqjen. Ramën e tremb e vërteta prandaj ka vendosur ligjin antishpifje. Këta nuk kanë perspektivë, janë të ndaluar të gjithë në karrierën e vet. SPAK ka bërë që Prokuroria të ecë valë-valë. Rama po tenton ta bëjë si Enver Hoxha, për të ndaluar zërin e mediave.   Edi Rama ka humbur ekuilibrin dhe ka frikë. Frika është se në këto momente që Rama pësoi dëmin e madh. Edi Rama është vetë i implikuar me mafien dhe prandaj ka frikë”, deklaroi Ngjela.

Spartak Ngjela theksoi se antishpifja është një ligj skandaloz, kurse ka shtuar se ky projekt-ligj e kthen AMA-n praktikisht në një gjykatë.

Është skandal. E kanë kthyer AMA-n në gjykatë. Ajo që ky i thotë shpifje, ka karakter juridik. Këta nuk e kuptojnë shpifjen. Nëse ti ke thënë diçka dizinformuese në publik, po ke bërë gabim, por jo pse them kritika ndaj qeverisë. Në demokraci nuk ka 3 pushtete, por ka 4. AMA është e trembur, nuk la asnjë stacion të flasë. Nuk ka kryeministër që ka hapur televizionin e vet. As Berluskoni nuk e ka bërë që ka pasur gjigandë mediatik. Rama ka dhunuar të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërtesat kanë rënë sepse ka bashkëpunuar qeveria me mafiet”, tha Ngjela.

Spartak Ngjela nënvizoi se Ambasada Amerikane ka vendosur disa emra në listë,  se këta persona kanë frikë nga reforma.

“Fakti që Amerika ka vendosur disa emra në listë, tregon se këta persona padyshim kanë frikë. Vijmë tek goditja. Doli para disa ditësh Ambasada Amerikane dhe tha do të vazhdojë goditja. Madje, ambasada përmendi edhe peshqit e mëdhenj. Ambasada nuk jep dot emra, përpos sistemit në drejtësi, sepse nuk e bën dot për momentin. Korrupsioni në Shqipëri është i tmerrshëm. Këtu ka qenë korrupsioni i madh. Me politikanët nis reforma në drejtësi”, u shpreh Ngjela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here