Standard.al

“Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit’/ Deklarata e fortë e Bardhit: Qytetarët në Thumanë vdiqën nga papërgjegjshmëria e qeverisë

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se duhet të vihet drejtësia për viktimat e 26 nëntorit.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë.

Asnjë propagandë, me apo pa përdorimin e fëmijëve, nuk e fsheh dot të vërtetën! Qytetarët vdiqen nga papërgjegjshmëria e Qeverisë për të bërë detyrën pas tërmetit të 21 Shtatorit! Institucionet shtetërore neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat në Thumanë deri në momentin fatal të mëngjesit të 26 nëntorit.

#Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.