Vodhi 88 mijë dollarë në bankën ku punonte, i riu bën gabimin trashanik… ja detaji që e nxorri zbuluar!

0
120

Postimi në rrjetet sociale i ka bërë “gjëmën” një ish-punonjësi banke në SHBA, që kishte vjedhur më shumë se 88 mijë dollarë nga banka ku ishte punësuar.

Arlando Henderson, u arrestua nga FBI në 4 dhjetor pasi dyshohej si autori i grabitjes.

Sipas një deklarate të Zyrës së Prokurorisë në Karolinën e Veriut, raportohet se 29-vjeçari kishte akses në kasafartën e bankës.

Referuar hetimeve nga prokuroria, rezulton se Henderson vodhi para nga depozitat e bëra nga klientët e bankës në kasafortë në të paktën 18 raste në vitin 2019.

Gjithashtu ai dyshohet se depozitoi disa prej tyre në një ATM.

Autoritetet thonë se 29-vjeçari i përdori paratë e vjedhura për shpenzimet e tij personale, dhe për të blerë një automjet luksoz. Sipas deklaratës së prokurorisë, me paratë e vjedhura, ai bëri një pagesë 20 mijë dollarë për të blerë një Mercedez Benz të 2019, ndërsa për pjesën tjetër të parave, mori një kredi nga një bankë tjetër.

Në aktakuzën e prokurisë dhuhet ndër të tjera se:

”Ai e bëri këtë duke siguruar informacione të rreme dhe dokumente të falsifikuara, përfshirë deklaratat e falsifikuara të bankave”.

Krimet e Henderson u zbuluan pasi ai vendosi të ndante “pasuritë” e tij të reja në rrjetet sociale. Në disa postime në Facebook dhe Instagram, 29-vjeçari postoi disa foto ku mban në duar shuma të mëdha parash dhe duke pozuar para veturës së tij të re.

Mbi të rëndojnë dy akuza për mashtrim të institucionit financiar, 19 akuza për vjedhe, përvetësim dhe keqpërdorim dhe 12 akuza për regjistrime falas. Ai mund të dënohet deri në 30 vjet burg dhe 1 milion dollarë gjobë.

29-vjeçari është akuzuar gjithashtu për pastrim parash të transaksioneve, i cili mbart një dënim prej 10 vjet burg dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here