Standard.al

Thumbon Shehi: Rama, një sulltan i vogël që i vjen vërdallë Shqipërisë, edhe me ndonjë hoxhë me vete

0

Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora thotë se situata është politizuar nga ana e mazhorancës.

Shehi e konsideron kryeministrin Rama si një sulltan të vogël që bredh nëpër Shqipëri, duke përdorur varfërinë e popullit shqiptar.

Dashamir Shehi: Situata nuk politizohet. Nuk bëhet për të hipur një person. Kush është ky? Mesia! Ky i ndërton shtëpiat, ky i ngre çadrat, ky i ngroh fëmijët!! Çfarë është ky shtet kështu?! Ky është sulltanat, vetëm injoranca pret që vetëm nga një vjen.

Artur Zheji: Kemi parë disa persona që i kanë puthur dorën kryeministrit. Kjo tregon që populli e do

Dashamir Shehi: Mos dil te ai popull ai është kaq hallexhi, saqë ai mendon se sikur ti kalojë ai brigadieri i zonës, ai mendon se është shpëtimtari. Një sulltan i vogël që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë, merr dhe një hoxhë me vete. Kjo është Shqipëria e 2020, me këtë do ti dalim përballë Evropës ne? Jo, jemi shumë prapa.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.