PD organizon tryezën për lirinë e medias, Basha: Situatë dramatike! Objektivi ynë është t’i japim vendit…

0
110

Partia Demokratike organizon tryezën për lirinë e medias, një tryezë e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha për të kundërshtuar draftet e censurës të propozuar nga qeveria. Në tryezë marrin pjesë përfaqësues të medias, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e koalicionit të opozitës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha tha se media është në situatë dramatike, duke premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zhbëhen ligjet që censurojnë fjalën e lirë.

“Situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensivë kundër lirisë së shprehjes. Nuk jemi në pozita paternalizmi për t’ju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mos informimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare, duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për në, Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një ligj për të instaluar censurën. Objektivi ynë është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në Parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mudnesinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitrare. Shteti nis kryesinë e OSBE-së me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias. Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias, por mbi e gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi publik.”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Pjesë nga diskutimet në tryezën për mediat:

Gazetari Aleksandër Çipa tha: Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurues mbi një draft të tillë, siç po bën qeveria. Ky draft mbart në vetvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës, siç është AMA, bordi i AMA-s ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft.

Gazetari Lutfi Dervishi tha: Nuk mundet që kjo kokëfortësi me ligjin e ri të shkojë deri në fund. Ligji për të drejtën e informimit dhe nëse sheh perfonancën e këtij ligji, është duke u tretur. Nuk ka më gazetarë dhe liderët bëhen media. Në rastin e tërmetit, nëse gazetarët nuk do të ishin, autoritetet do të ishin në panik dhe fake neës do të mbizotëronte.

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj tha: Derisa të zhbëhet ky ligj ne do të jetojmë në një demokraci të kufizuar. Opozita duhet të reagojë në protesta, si në çështjen e lirisë së votës. Këtë duhet ta bëjë shoqëria, dhe jo vetëm 2-3 mijë gazetarë. Nëse shoqëria nuk përgjigjet, nuk është faji i opozitës, por i shoqërisë, e cila do të durojë edhe probleme të tjera përveç censurës dhe lirisë së informimit të drejtë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi: Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti. Vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqte figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi, dhe një AKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit është e Ramës, ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët, sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj., e më pas do të sjellë censurën. Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpërmjet gazetarëve të bëjnë qoka nëpërmjet ERTV. Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin. Kemi të njëjtën situatë si 1945-n, ku nisën spastrimin e intelektualëve. Shqipëria pritet të marrë Presidencën e OSBE-së dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë.

Gazetari Armand Shkullaku tha: Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot. Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt. Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe. Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh. ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve. Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem. Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat. Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here