Paketa “anti-shpifje”/ Hajdari “urdhër të prerë” Ramës: Tëhiqe sa më parë, mos tento të mbysësh demokracinë!!!

0
122

Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat nga Kuvendi i Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë shqiptare,  që të tërheqë një orë e më parë paketën anti-shpifje, pasi sipas saj, kjo paketë cenon rëndë parimet demokratike.

“E kemi ndjekur me shqetësim ketë pjesë. Edi Rama kërkon të mbysë të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Ky është rasti i paketës anti-shpifje, po përpiqet të mbysë edhe median.Me këtë paketë ai kërkon të mbysë demokracinë në vend. Shoqata e mediave ka kërkua që paketa anti-shpfje të rrezohet.  Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA, ato të gjobëvënies, që të mbyllë median on-line pa asnjë vendim gjykate.Gjobat janë të papërballueshme. Të gjitha këto janë premisa për një censurë apo autocensurë të medias on-line. Para se të kemi këtë seancë, qeveria të tërheq këtë paketë anti-shpifje, pasi ne jemi para kryesimit të OSBE.  Ne duhet tu tregojmë partnerëve që jemi në gjendje ti dëgjojmë ata kur behët fjalë për proceset integruese dhe demokratizuese në vendin tonë.Të ndalim këto modele të Ramizimit të Shqipërisë. Mos të shkojmë në Putinizëm apo Erdoganizëm. Kjo paketë është në kundërshtim të parimeve ndërkombëtare dhe të marrë në konsideratë opinionet e OSBE  dhe BE për këtë çështje”-tha Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here