Standard.al

Maliqi kërkon nga Kuvendi nismë për anulimin e PPP-ve: Fondi për tërmetin qesharak…

0

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, i kërkoi Kuvendit të ndërmarrë një nismë për anulimin e PPP-ve.

Duke folur në Komisionin e Sigurisë lidhur me kërkesën e qeverisë për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyre të shkaktuar nga tërmeti, Maliqi tha se Rama po tallet me të prekurit nga tërmeti me fondin qesharak që ka vënë në dispozicion.

Sipas Maliqit, shpresa e vetme e Kryeministrit janë donatorët.

Lefter Maliqi: Parlamenti nuk ka fuqinë që të detyrojë Qeverinë që ta përballojë më mirë këtë situatë. Rama i ka sytë nga donatorët, ndërsa vetë jep një fond qesharak prej 20 mln dollarësh.Janë mbi 300 miliardë lekë PPP apo fonde shtesë. Ne duhet të marrim një nismë si Kuvend, 15 apo 20 deputetë të opozitës, mbase ka edhe deputetë të tjerë të mazhorancës të përgjegjshëm që për shkak të këtij sistemi nuk ngrejnë zërin që të anulojnë tenderat në investime, infrastrukturë apo investime të tjera që janë me shumicë për të kaluar menjëherë në procedurë të përshpejtuar procesin e rindërtimit të zonave të prekura. Qeveria PPP i do për oligarkët dhe mendjen e ka te aktrimi në televizor. Jam dakord të shtyhet 3 muaj apo 6 muaj por të mos përdoret për show.

Një koment pati edhe për arrestimet e bëra në Durrës.

Lefter Maliqi: Pamë disa arrestime show, ndërsa aktorë të rëndësishëm politik që kanë edhe betonin apo kanë miratuar të gjiitha këto abuzime, si rasti i Thumanës.

Petro Koçi: Nuk bëhet llogari karrigesh edhe votash por llogari për tu angazhuar të gjithë në përballimin e kësaj situate. Kryeministri e ka për detyre të jetë i pari dhe instrumenti kryesor në emër të shtetit për të përballuar situatën. Nuk ka lidhje me show-n. Nuk bën dot 16 orë show. Ti japim Çezarit atë që i takon. Qeveria po bën maksimalen.Çdo kontribut i gjithë të tjerëve është i mirëpritur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.