Liria e Medias/ Mesila Doda-gazetarëve: Rama nuk ikën vetë, largohet me rezistencë. Keni mbështetjen e opozitës

0
99

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ishte sot e pranishme në “Tryezën për Median dhe Fjalën e Lirë” të organizuar nga Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së saj, Doda u shpreh se është e paimagjinueshme se si në vitin 2019 akoma mblidhemi në tryeza për të folur për lirinë e fjalës dhe të medias.

Doda u shpreh se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe ndrydhje qe qeveria po ushtron mbi mediat është rezistenca e gazetarëve.

Doda u shpreh se gazetarët dhe përfaqësuesit e medias duhet të mblidhen dhe të organizojnë greva dhe të mos pengohen nga presionet e qeverisë.

“Rama nuk largohet vetë. Rama largohet me rezistencë. Ju (mediat) duhet të bëni rezistencë, dhe padiskutim do të keni të gjithë mbështetjen e opozitës”, tha Doda.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/484913652142338/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here