Standard.al

Komisioni Evropian mbështet Kosovën me mbi 11 milionë euro…

0

Ministria e Financave është shpërblyer për punën e saj nga Komisioni Evropian, me shumën e mjeteve prej 11,499,970.00 euro. Zyra e Informimit të kësaj ministrie thotë se ky është shpërblim për punën e madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit.

Ministria e Financave është shpërblyer sot për punën e saj nga Komisioni Evropian, me shumën e mjeteve prej 11,499,970.00 euro, si mbështetje direkte buxhetore.

“Këtë shumë të mjeteve Ministria e Financave e ka pranuar pas një pune të madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit”.

Kjo ministri ka treguar se këto para janë ndarë pasi janë plotësuar detyrat që janë dhenë nga  Komisioni Evropian.

“Menaxhimin e suksesshëm të Financave Publike përmes implementimit me përpikëri të programit dhe strategjinë për përmirësimin e Menaxhimit të Financave Publike si dhe në të njëjtën kohë duke e rritur transparencën buxhetore për të gjithë të interesuarit duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe ka implementuar me sukses Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të Kosovës 2016-2020 dhe  Modernizimit të Administratës Publike. Të gjitha këto detyra janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, ku është çmuar puna që është bërë edhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”.

“Për këto arsye sot shteti i Republikës së Kosovës në aspektin financiar qëndron më së miri që ka qëndruar ndonjëherë në të gjithë parametrat e tij”, thuhet në një njoftim për media të MF-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.