Histori shqiptare: Drama e 50-vjeçares që jetoi 5 vite me bashkëshortin dhe të dashurën e tij nën një çati

0
171

Në emisionin “Historia ime”, një 50-vjeçare, nënë e një djali ka rrëfyer  dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, për 20 vite me radhë.

Për shkak të xhelozisë së tejskajshme, burri nuk e linte të dilte as nga shtëpia.

Dhuna vazhdoi edhe gjatë shtatzënisë dhe 3 fëmijët e saj lindën të pazhvilluar dhe si pasojë ndërruan jetë.

Më tej, ajo rrëfen se pas 15 vitesh, bashkëshorti i sjell në shtëpi të dashurën e tij. Frika prej tij e bën të heshtë dhe të pranojë jetesën në të njëjtën shtëpi me të për 5 vite.

Dhunës së burrit të saj nuk i shpëtoi as e dashura, e cila pati një fëmijë me të.

Mirela Milori: 20 vite, si durove?

50-vjeçarja: Durova për hir të fëmijëve, ngaqë më vdiqën 3. Ai djalë është gjithçka për mua.

Mirela Milori: Megjithatë mbas 10-15 vitesh martesë, hyn një tjetër person në jetën tuaj?

50-vjeçarja: Po!

Mirela Milori: Sjell dikë tjetër në familje?

50-vjeçarja: Mbas 15 vitesh martesë, që nuk më linte të dilja tek dera, shumë xheloz, vjen një person tjetër në shtëpinë tonë.

Mirela Milori: Një grua tjetër?

50-vjeçarja: Një grua tjetër, bëhet pjestare e familjes. Aty jetoj me atë për 5-vite.

Mirela Milori: Pjestare e familjes me çfarë statusi?

50-vjeçarja: E solli burri…

Mirela Milori: E dashura e burrit ishte kjo?

50-vjeçarja: Po!

Mirela Milori: Si e solli? Si tha?

50-vjeçarja: Thjesht kjo është e dashura ime, s’kisha rrugë tjetër.

Mirela Milori: Reagove?

50-vjeçarja: Jo! Kisha shumë frikë, isha e stresuar, as haja, as pija, Zoti dhe shpirti e di.

Mirela Milori: Atë e godiste?

50-vjeçarja: Po.

Mirela Milori: Po ti si shkoje me të?

50-vjeçarja: Tani mund ta mendosh, dy motra zihen jo më ta kesh… shumë e vështirë. Edhe ajo ishte viktimë e dhunës.

Mirela Milori: Pati fëmijë nga kjo martesë?

50-vjeçarja: Po, një djalë. /tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here