Gjen belan me mashtruesin në Facebook! Këngëtari i mirënjohur jep njoftimin…

0
113

Këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu ka gjetur belanë me një mashtrues, që nën emrin e tij ka hapur një profil në facebook dhe komenton për të gjitha zhvillimet në Shqipëri, që nga ndeshja e Barcelonës, teknologjia e celularëve e deri tek ngritja e SPAK-ut. Luan Zhegu i vërtetë ka lënë këtë shënim më 14 dhjetor për shqiptarët kudo që janë, në të vetmen Fan Page që ai zotëron:

“Të dashur miq ju uroj një fundjavë të mbarë! Ndër të tjera më duket me vend t’ju sqaroj që vazhdon të ekzistojë një profil me emrin tim në Facebook, që pretendon se është unë.

Më duhet t’ju sqaroj se nuk kam Facebook personal, por faqe Fan Page, domethënë këtë faqe nga ku po ju shkruaj. Kërkesat për miqësi që po ju vijnë nga ajo faqe, ju sqaroj se janë të dikujt që përdor emrin tim për qëllime injorance, si deklaratat që shkruhen aty.

Asaj faqe i është bërë report/denoncim dhe shumë shpejt do ta zgjidhin autoritetet përkatëse. Ju falenderoj përzemërsisht për dashamirësinë tuaj dhe mbështetjen. Do të vij shumë shpejt tek ju me projekte të reja. Sinqerisht ! Luan Zhegu.”

Postimet e mashtruesit nën emrin e Luan Zhegut në Facebook:

Luan Zhegun e gjen belaja me mashtruesin në Fb: Nuk jam unë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here