Diplomati i Holandës sygjeron tre emra për president të Kosovës, ja kush janë ata…

0
115

Diplomati holandez, që ka shërbyer si ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka propozuar tre emra për President të Kosovës, të cilët do të ndihmonin në zgjidhjen e krizës.

Bosch thotë se po përcjell nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, e për pikën ku LDK e VV s’po arrijnë të merren vesh, ish-ambasadori i Holandës ka disa propozime.

Emri i parë që Bosch ka propozuar është ai i ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kreut të LDK-së, Fatmir Sejdiut.

“Fatmir Sejdiu mund të jetë një kompromis i mirë në postin e presidentit edhe pse ky funksion nuk është i lirë edhe për një kohë. Ai ka esperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti”, ka shkruar diplomati tanimë në pension.

Ndërkaq ai si të denjë për pozitën e presidentit, që zgjidhet në vitin 2021, e sheh edhe publicistin Veton Surroi dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobrunën.

“Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur, më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht. Ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka shkruar Bosch.

“Jam i sigurt se ka kandidatë të tjerë të përshtatshëm, por duke ndjekur lajmet në baza ditore, s’mund të qëndroja pa u përfshirë pak”, ka shkruar më tej ish-ambasadori i Holandës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here