Detaje tronditëse/ Polici malazez u vra nga nëna dhe dy djemtë e saj Shqipëtar

0
92

Mediat malazeze kanë raportuar se tre kosovarë dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e policit nga Mali i Zi, mirëpo ky raportim del të jetë jo i saktë. Oficeri i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekoviç, vdiq nga plagët e marra rreth orës 02:00 në Igalo. Ai iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm pas plagosjes, por doktorët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

Burimet e lajmi.net thonë se Lekoviç nuk është vrarë nga shtetasit e Kosovës, por dorasit dyshohet se kanë qenë shtetas të Shqipërisë.

Lajmi.net merr vesh se inicialet e personave që kanë qenë në veturë janë L.H., L.H. dhe N.H. nga Malësia e Madhe, që të tre pjesëtarë të një familjeje, dy vëllezër dhe nëna e tyre.

Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin. Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here