Barcelona dhe Real Madrid “kokë më kokë”/ “El Clasico” do të bëjë diferencën

0
98

Real Madrid eviton humbjen në minutën e pestë shtesë dhe ruan të njëjtin ritëm me Barcelonën, duke bërë që kreu i renditjes të mos ndryshojë edhe pas javës së 17-të në La Liga. “Los blancos” vuajtën shumë në transfertën kundër Valencias, duke dalë nga “Mestalla” me një pikë pas barazimit 1-1.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi me Soler në minutën e 78-të. Të kota përpjekjet e të besuarve të Zinedine Zidane në kohën e rregullt, kur pritej vetëm vërshëllima e fundit, Benzema shpëtoi skuadrën e tij nga humbja. Me këtë barazim, Real Madrid mban në presion Barcelonën, që të shtunën nuk shkoi më shumë se shifrat 2-2 në fushën e Sociedad.

Ky ishte skenari më i mirë për ta bërë më fortë “El Clasico” e parë sezonal, që do të luhet të mërkurën në “Camp Nou” dhe mund të vendosë shumë në garën për titull.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here