Rama vazhdon shfaqjen e tij, del “blof” kur pyet studenten për kushtet në konvikt…

0
119

Kryeministri Rama vazhdon shfaqjen e tij me shumë kamera nga mbrapa teksa viziton personat e prekur nga tërmeti.

Së fundmi ai ka qënë në banesën e Klotilda Grekut, bashkëshortes së Sajmirit i cili së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë. Ajo është akomoduar në një banesë në Shkozë së bashku me vogëlushen e saj.

Në shtëpi ishin dhe babai dhe motra e Klotildës, kjo e fundit studente në vitin e dytë.

Ky fakt e ngacmoi Ramën për ta pyetur nëse jeton në konvikt dhe si i ka kushtet, por përgjigjja e vajzës nuk ishte optimiste. Ajo e zuri ngushtë dhe e nxori “blof” kryeministrin teksa i tha se godina e saj është prishur nga Bashkia.

Pjesë nga biseda:

Rama: Në çfarë viti je?

Vajza: Viti i dytë.

Rama: Në konvikt? Mirë konvikti, ua ka rregulluar?

Vajza: Godina ime është ajo që është prishur tani. Jam transferuar te një tjetër, 20/21.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here