I pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, Lulzim Basha theksoi se kryeministri Edi Rama synon të fshehë dështimet e tij përmes kontrollit dhe censurës ndaj medias.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se paketa “anti-shpifje”, të cilën qeveria synon ta miratojë në Kuvend nuk është gjë tjetër, por një luftë frontale kundër “fjalës së lirë”. I pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, Lulzim Basha theksoi se kryeministri Edi Rama synon të fshehë dështimet e tij përmes kontrollit dhe censurës ndaj medias.
Kreu i opozitës theksoi edhe njëherë se kushtet e vendosura nga Bundestagu janë udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, ku ajo ndodhet.
“Nëse nuk arritëm të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do të kemi qeveri të përgjegjshme, prandaj beteja jonë për votën e lirë është jetike për mirëqenien e qytetarëve, por edhe bashkimin e Shqipërisë me BE. Sot është koha për ta thënë qartë se kemi humbur shumë mundësi këto vite, sepse veç miliardave, Shqipëria ka humbur 6 vite. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Me show e propagandë nuk ja hedh dot as Merkel as Macron. Është urgjente të nisë koha sa më parë, pasi koha është e shkurtër për plotësimin e kushteve të Bundestagut”, shtoi kreu i PD.