Po prishen për të ndërtuar kulla?!? Godina 18 në Qytetin Studenti, asnjë dëmtim e shëmbet, ja çfarë fshihet pas kësaj…

0
126

Në datën 5 dhjetor Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendim për prishjen e tre godinave në Qytetin Studenti, të populluara nga familjarë, me argumentin se janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe si të tilla duhen shembur pasi paraqesin rrezik jete.

News 24 ka mundur të futet në katin e parë të godinës 18, ku pamjet e filmuara tregojnë se nuk ka asnjë dëmtim sado të vogël, si në mure, në pjesën e tavanit dhe të dyshemesë.

Bazuar në të njëjtën ekspertizë inxhenierike, Bashkia Tiranë klasifikoi të pabanueshme edhe dy godinat e tjera të Qytetit Studenti, 15 dhe 19, ku prej dy dekadash ishin strehuar familje të pastreha, që paguanin qira vjetore.

Objekti 4-katësh i ndërtuar në vitet 70’ me tulla silikate, nuk shfaq dëmtime të dukshme as në fasadën e jashtme, siç tregojnë pamjet.

Rama e Veliaj po shfrytëzojnë alibinë e tërmetit për të prishur godinat në Qytetin Studenti dhe për të ndërtuar mbi kulla shumëkatëshe. Ky nuk është një projekt i ri.

Ky është projekt i kahershëm dhe ishte arsyeja kryesore se përse Rama i ndërseu Rektorit Koni, Shullazin. Atë që nuk arriti ta bënte atëhere me kapjen e Rektorit, Rama po e bën tani me alibinë e tërmetit.

Bazuar në të njëjtën ekspertizë inxhinierike, Bashkia Tiranë klasifikoi të pabanueshme edhe dy godinat e tjera të Qytetit Studenti, ku prej dy dekadash ishin strehuar familje të pastreha, që paguanin qira vjetore. Në shembjen e godinës nr. 15 pa kolona, Inspektoratit Ndërtimor vendor iu deshën 5 ditë dhe disa fadroma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here