Standard.al

Kapet 24 vjeçari në Babrru, një vit më parë plagosi një person…

0

Një 24-vjeçar është në pranga pas një viti arratie. I riu me iniciale R. M., banues në Babrru ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Së bashku me një grup tjetër personash, më 17 shtator të vitit të kaluar ai goditi me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

“Kapja dhe ndalimi i R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’,”- informoi policia.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kamëz.

Një tjetër person në kërkim bie në prangat e policisë.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2018.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.