Hazard zbulon të ardhmen: Do të rikthehem në Londër…

0
132

Eden Hazard u largua këtë verë nga Çelsi duke firmosur me Real Madridin në kampionatin spanjoll.

Ylli belg u transferua me shumë bujë megjithatë nuk po arrin të shkëlqejë në kampionat dhe tashmë po vuan një dëmtim dhe do të jetë jashtë edhe për ndeshjen më të madhe të kampionatin, “El Clasicon” kundër Barcelonës.

Ndërkohë, Hazard duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe dëshira e tij është që të rikthehet sërish në Londër. Belgu ka takuar një nga tifozët e Çelsit me të cilin ka diskutuar për të ardhmen duke i zbuluar se dëshira e tij ishte që të kthehej. “Po na mungon, kemi nevojë për ty”, ishte kërkesa e tifozit.

“Kur të përfundoj këtu, do të rikthehem. Ata po bëjnë mirë, janë të gjithë po mirë. Në janar mund të paguajnë të tjerë dhe mund të blejnë futbollistë të tjerë. Kur të përfundoj te Reali, do të kthehem këtu”, u shpreh Hazard që më pas shtoi: “E ndjek Çelsin sa herë kam mundësi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here