Standard.al

“Eksodi në shëndetësi”/ Formula e Bashës për të ndalur ikjen masive: 1200 euro rrogë për mjekët, 700 për infermierët

0

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike kryetari i PD, Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës.

Sipas liderit të opozitës, është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo sipas tij bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune më të sigurta.

Ai  përmendi edhe disa shfirat të trishta, ku thotë se vetëm gjatë 2018 ekonomia shqiptare për shkak të emigracionit masiv ka humbur plot 560 milionë euro.

 

 

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona s’ka më mjek dhe infermier.Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, u shpreh Basha.

Aktiviteti i plotë:

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.