E dogji dhe tentoi ta mbysë me jastëk në spital, ish-bashkëshorti kërcënon edhe nga qelia

0
109

E dogji në sy të fëmijëve, dhe kërkoi ta mbyste me jastëk në shtratin e spitalit,  B. Balla ka vazhduar ende ta kërcënojë ish-gruan e tij tashmë me telefon nga burgu ku ndodhet.

Sipas ish-bashkëshortes, D. S, ish-bashkëshorti e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar që të tërheqë menjëherë denoncimin ndryshe do ta zhdukë.

‘Më tha që tërhiq kërcënimin që të mos bëj burg, ndryshe do të të zhduk. Thuaj që je djegur vetë’

 Por D. S duket e vendosur në qëndrimin e saj ndaj ish-bashkëshortit me të cilin ka edhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

 B. Balla ka qenë i dënuar disa herë për dhunë në familje

Ai kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu për të njëjtën akuzë, ndërkohë që tashmë ndodhet sërish pas hekurave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here