Bashkia harron ‘Ali Demin’, rruga e mbushur me gropa e baltë…

0
200

Është kjo gjendja e rrugës Idriz Dollaku në zonën e Ali Demit në kryeqytet.

Baltë dhe gropa në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës.

Për këtë gjendje banorët shprehen të revoltuar.

“Na kanë gënjyer të gjithë, deputetët dhe bashkia. Do e bëjmë sot, do e bëjmë nesër. Veliaj na tha në janar do bëhet para 1 viti.”

Prej më shumë se 3 muajsh,banorët ankohen se kanë patur dëme në makina, për shkak të gjendjes së rrugës.

“Disa herë kanë thyer shoferët sadokartin e makinës këtu. Një sadokart shkon 100 mijë lekë.”

Ata thonë që ka qenë UKT që ka ndërhyrë në këtë aks, por më pas Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Qytetarët apelojnë që bashkia të ndërhyjë sa më parë për të rregulluar këtë aks rrugor, pasi sipas tyre, gjendja përkeqësohet edhe më tepër në kohë me shi, duke shkaktuar përmbytje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here